NJESIA E MBIKEQYRJES SE LOJRAVE TE FATIT

 

  1. Mbikëqyr dhe kontrollon veprimtarinë e subjekteve, që organizojnë lojëra fati, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin për këtë veprimtari dhe aktet nënligjore në fuqi;  
  2. Vendos masën e gjobës në rastet kur vëren shkelje të dispozitave të  këtij ligji;   
  3. Kontrollon dhe verifikon nëse mjetet e lojërave të fatit janë të çertifikuara nga trupa të akredituar, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë ligj. Çertifikon pajisjet e basteve, sipas specifikimeve teknike, të përcaktuara me udhëzim të Ministrit të Financave;
  4. Mbikëqyr dhe kontrollon subjektet e pajisura me autorizim nga Ministri i Financave, për luajtjen e lojërave promocionale të fatit; 
  5. Mban regjistrin për subjektet, që ushtrojnë këtë veprimtari dhe të sallave të hapura prej tyre, në të gjithë territorin e vendit, për numrin e automatevepajisjeve për çdo sallë loje dhe karakteristikat specifike të tyre, numrin e punonjësve dhe kualifikimin përkatës të tyre, numrin e biletave të lotarisë kombëtare të hedhura në treg dhe ato të shitura, numrin e shorteve të hedhura nga organizatori i lotarisë kombëtare dhe organizatorët e bingos televizive;  
  6. Kontrollon dhe verifikon të ardhurat dhe fitimin e subjekteve të liçencuara në lojërat e fatit, si dhe shlyerjen e detyrimeve tatimore prej tyre, të rakorduara në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe degët e saj në rrethe.
  7. Njofton Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për të gjitha të dhënat, që kanë lidhje me tatim-taksat.
  8. Inspektorët e NJMLF-së vendosin gjobë, bllokojnë veprimtarinë dhe sekuestrojnë pajisjet e lojërave të fatit, kur një person fizik apo juridik e zhvillon veprimtarinë në fushën e lojërave të fatit në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji ose pa liçencën përkatëse, të lëshuar nga autoriteti i autorizuar për dhënien e saj.

 

Thursday the 18th. Adresa: Ministria e Financës, Blv Dëshmorët e Kombit Nr 3 E-mail: sekretaria@njmlf.gov.al; web: www.njmlf.gov.al E-mail: sekretaria@njmlf.gov.al; Web: www.njmlf.gov.al
Joomla 2.5 template by 888Poker