Lajme

  • Njesia e Mbikeqyrjes se Lojrave te Fatit njofton

    Për Fillimin e ecurisë disiplinore për punonjësit Jani Berukas, Gjergj Boduri dhe Kledian Merxhani 

    • Në zbatim të pikës 2.ç, të nenit 57, nenit 59 të ligjit nr. 152/2013 “ Për nëpunësin civil”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 115, datë 05.03.2014 “ Për përcaktimin e procedurës disiplinore dhe të rregullave për krijimin, përbërjen e vendimmarrjen në komisionin disiplinor në shërbimin civil”, Udhëzimit nr.1, datë 02.04.2014 “Për elementët kryesore proceduriale dhe materiale të ecurisë dhe shqyrtimit të shkëljeve disiplinore”, ju njoftojmë se:
    • Në datën 22.05.2015, ora 10.00 do të zhvillohet mbledhja e Komisionit Disiplinor pranë zyrave të Njësisë së Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit,  për fillimin e ecurisë disiplinore për shkeljen disiplinore “Braktisja e punës ose mungesa e pajustifikuar dhe e vijueshme për 7 ditë pune ose më shumë, kur mungesa ka sjellë pasoja shumë të rënda në përmbushjen e detyrave të institucionit”, parashikuar në pikën 2.ç, të nenit 57, të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”.
    • Për sa më sipër, po ju vënë më dijeni se:
    • Keni të drejtën për paraqitjen e provave, thirrjen e dëshmitarëve ligjor,

     

       -  të drejtën për tu dëgjuar , vetë apo me përfaqësues ligjor

       -  të drejtën për të paraqitur dëshmitar

       -  të drejtën për t’u paraqitur me përfaqësues të sindikatës ku bën pjesë (nëse nuk bën pjesë në sindikatë me përfaqësuesin më të vjetër të institucionit).

     

Wednesday the 2nd. Adresa: Ministria e Financës, Blv Dëshmorët e Kombit Nr 3 E-mail: sekretaria@njmlf.gov.al; web: www.njmlf.gov.al E-mail: sekretaria@njmlf.gov.al; Web: www.njmlf.gov.al
Joomla 2.5 template by 888Poker